Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

VIDEO/ Mbledhja pa drita, ulërimat e Belinda Ballukut ndaj deputetit opozitar

Lapsi.al 26 October 2021
VIDEO/ Mbledhja pa drita, ulërimat e Belinda Ballukut ndaj deputetit

Ndërkohë që në Komisionin e Ekonomisë diskutohej për paratë borxh që do të merren për të blerë energji, në sallë u fikën llampat. Nuk kuptohej mirë nëse ishte ndërprerë energjia elektrike apo jo, sepse mikrofonat punonin ende, por në sallë mbizotëroi errësira. Kreu i OSHEE-së Ardian Çela vazhdoi raportimin, duke e përcjellë situatën me një batutë "edhe avioni bie ndonjëherë", ndërkohë që të gjithë deputetët nisën të qeshin. Video më poshtë:

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/Fiken-llampat-ne-Komisionin-e-Ekonomise.mp4"][/video]

Por një prej deputetëve të opozitës, Arbi Agalliu përfitoi nga rasti të bënte një foto në sallën e zhytur në errësirë. Kjo provokoi irritimin e Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila i tha se veprimi i tij nuk ishte etik. Në debat e sipër, duke menduar se kamerat ishin fikur, ministrja shpërtheu në ulërima. Efekti qe i menjëhershëm tek Eduart Shalsi, që u alarmua sepse u njoftua që mbledhja ndërkohë ishte në transmetim live në Facebook. Video më poshtë:

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/Ulerimat-e-ministres-per-deputetin-e-PD.mp4"][/video]

Kur mbledhja iu rikthye normalitetit, ministrja Belinda Balluku ishte më e qetë. Ajo nënvizoi se pavarësisht krizës, çmimet për konsumatorët nuk do të rriten: “Nuk parashikojmë që të kemi rritje të çmimeve dhe nuk është synimi ynë që të balancojmë çmimin e ulët me të cilin ia japim konsumatorit me çmimin e lartë me të cilin blihet” u shpreh ajo.

Të këshilluara

Zjarr i madh në parkun e Shkupit

Flakët e zjarrit kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte parkun e qytetit të Shkupit afër stadiumit në Shkup. Mediat vendase bëjnë me dije se paraprakisht d...

17:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43