Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Lodhje, turbullim, pagjumësi dhe vështirësi në frymëmarrje/ Çfarë është Covidi i zgjatur dhe si mund të kurohet

Lapsi.al 26 October 2021
Lodhje, turbullim, pagjumësi dhe vështirësi në

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht Covid-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë Covid-19, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë.

Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë.

14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga Covid-i rreth një vit më parë.

“Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo.

Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “Covid-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”.

“Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas. Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”.

Dr. Geng kuron pacientët me Covid-in e zgjatur.

Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin Covid-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng.

Qendrat shëndetësore për Covid-19 e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-Covid.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë.

“Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo.

Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43