Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Në kamionin me krom u gjet heroinë/ Zbulohet kompania që ka në pronësi mjetin (FOTO)

Lapsi.al 26 October 2021
Në kamionin me krom u gjet heroinë/ Zbulohet kompania që ka

“Hensi Transport” është kompania, në kamionin e së cilës mëngjesin e sotëm, u gjetën 45.5 kilogramë heroinë, në Portin e Durrësit. Kamioni, sikurse ky që shihni në foto, kishte destinacion Italinë dhe shërbente për transportimin e kromit.

Më herët policia bëri të ditur se si rezultat i finalizimit të operacionit “Portëz” ranë në pranga pronari i mjetit, Arian Çerma dhe drejtuesi i tij, Olgert Duda, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar dijeninë mbi sasinë e heroinës, njofton Top Channel.

Kamioni, që kishte për destinacion shtetin italian ishte i ngarkuar me krom. Pas kontrollit të imtësishëm në kabinën e kamionit u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike.

“Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të shtetasit A. Ç., që drejtohej nga shtetasi O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë”, njoftoi mëngjesin e sotëm policia.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43