Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Helmimi masiv në Krujë/ Hetimet zgjerohen në një tjetër pistë

Lapsi.al 26 October 2021
Helmimi masiv në Krujë/ Hetimet zgjerohen në një tjetër

Kontaminimi i ujit të pijshëm nga reshjet e dendura të shiut janë një tjetër pistë që po hetohet si shkak i mundshëm për helmimin e qindra qytetarëve të Krujës.

Ujësjellës Kanalizimi Krujë njofton se është gjetur sasi e lartë e amoniakut në ujë, që mund të jetë pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Krujë e sidomos në malësinë e Krujës, ku ndodhen depozitat e ujësjellësit.

“Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së diel, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë”, njofton Ujësjellës Kanalizimi Krujë.

Dyshimi mbetet paraprak pasi sipas UKK mbetën në pritje të analizave mikrobiologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit.

Një pistë tjetër është intoksikimi i ujit të pijshëm me fekalet që vijnë nga një stallë bagëtish, që ndodhet pranë depos së ujit.

Qytetarët e Krujës vijojnë të shfaqin probleme shëndetësore si gastroenterite, të vjella e diarre. Vetëm gjatë të martës janë paraqitur 30 pacientë, një pjesë e të cilëve fëmijë dhe adoleshentë.

Prefekti i Durrësit, Roland Nasto, ka bërë me dije se për banorët do të shpërndahet ujë falas pas kësaj situate.

“Të gjithë banorët do marrin ujë të pijshëm. Do shpërndahet me autobot dhe koli”, deklaron ai.

Ministrja e Shëndetësisë tha se po analizohen mostrat e ujit të pijshëm dhe ushqimeve.

“Janë një seri pistash të cilat janë duke u investiguar. Rezultati i analizave ka një afat të përcaktuar, nga 24 në 72 orë”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Për zbardhjen e plotë të shkaqeve po heton edhe prokuroria e Krujës.

Për këtë ngjarje ka reaguar presidenti i vendit Ilir Meta, i cili kërkon hetim dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse. Ai tha se është i shqetësuar nga kjo “situatë alarmante”.

“I nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, tha presidenti.

Të paktën 370 qytetarë, nga të cilët 70 të mitur janë paraqitur me simptoma helmimi në urgjencën e spitalit Klinik të Krujës “Stefan Gjoni” gjatë dy ditëve të fundit./Tch

Të këshilluara

Zjarr i madh në parkun e Shkupit

Flakët e zjarrit kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte parkun e qytetit të Shkupit afër stadiumit në Shkup. Mediat vendase bëjnë me dije se paraprakisht d...

17:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43