Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Kurti: Serbia ta tregojë forcën në ringun e boksit, jo në kufi

Lapsi.al 25 October 2021
Kurti: Serbia ta tregojë forcën në ringun e boksit, jo në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalesën që e ka bërë Serbia sportistëve të Kosovës në kufirin mes dy shteteve.

Një ekip i boksierëve që përfaqësojnë Kosovën ishte nisur për në Beograd ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, por është përballur me një situatë aspak normale në kufi. Lajmin e ka konfirmuar vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit në Kosovë, Latif Demolli i cili ka treguar se serbët nuk i kanë lënë të kalojnë kufirin.

Kurti thotë se Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ring e jo në kufi, teksa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtarë që të reagojë për atë që ka ndodhur.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar për të dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shtoi Albin Kurti në rrjetin social Twitter.

Të këshilluara

Vrasje e dyfishtë me armë zjarri në Vlorë

Nipi ka vrarë xhaxhain në Vlorë me një çifte dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës. Sipas njoftimit të policisë "shtetasi G. ...

18:51

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43