Flash

Deputeti i PD tregon si e kuptoi që plehrat kanë blerë mediat

Lapsi.al 25 October 2021
Deputeti i PD tregon si e kuptoi që plehrat kanë blerë mediat

Çështja e censurës në media është një temë që opozita e ngre shpesh si shqetësim, megjjithatë në “Drejt” në Tv Ora, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se televizionet nuk e trajtojnë aferën e inceneratorëve. Ai tha se është në gjyq me Mirel Mërtirin, që është një nga përfituesit i inceneratorëve, së bashku me Klodjan Zoton dhe bashkëjetuesen e tij. Por mediat nuk e transmetojnë përballjen e tij me këta persona thotë Këlliçi.

"Ju dhe ndonjë televizion tjetër opozitar, keni kurajon që të bëni një emision për këtë temë të inceneratorëve, afera më e madhe në këto 8 vite. Sepse është e ndaluar në pjesën dërrmuese të televizione të tjera që të flasin për këtë temë. Unë vetë sot jam në gjyq me Mirel Mërtirin, që është një nga përfituesit i inceneratorëve, së bashku me Klodjan Zoton dhe bashkëjetuesen e tij. Jam kallëzuar për shpifje nga ata, ndërsa ne kemi bërë 3 kallëzime në SPAK si PD dhe nuk ka asnjë lëvizje, por mua më kanë thirrur 3 herë në seanca. Kur jemi në shkallët e gjykatës vetëm 2 televizione e japin si kronikë. Këtu tregohet se plehrat kanë blerë median dhe pushteti ka kapur çdo gjë" tha Këlliçi pa kaluar në emra të përveçëm.

Të këshilluara

Vrasje e dyfishtë me armë zjarri në Vlorë

Nipi ka vrarë xhaxhain në Vlorë me një çifte dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës. Sipas njoftimit të policisë "shtetasi G. ...

18:51

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43