Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Foltorja e Berishës/ Alizoti debat me Bashën: Nuk mund të sillemi si në situatë normale

Lapsi.al 25 October 2021
Foltorja e Berishës/ Alizoti debat me Bashën: Nuk mund të sillemi

Mbledhja e grupit të PD-së është shoqëruar sërish me debate. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafarj raporton se deputeti Tomorr Alizoti ka pasur një përplasje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Alizoti i ka tërhequr vëmendjen kreut të PD-së duke iu drejtuar se nuk mund të sillen brenda partisë sikur nuk ka ndodhur asgjë, në një kohë sipas tij që ka “rënë zjarr”.

Në anije ka rënë zjarr, ne nuk mund të sillemi si në situatë normale” ka thënë Tomor Alizoti.

Ndërkohë, Alizoti i ka kërkuar Bashës që të mos pengojë deputetët në zgjedhjet e tyre që bëjnë, pasi sipas tij përplasja është mes Sali Berishës dhe vetë kreut të PD-së.

“Kjo që po ndodh është një përplasje mes teje dhe Sali Berishës. Ti nuk duhet të pengosh deputetet të shkojnë në foltore. Nëse nuk shkon në foltore të kryqëzojnë demokratët, nëse shkon të kryqëzoni ju. Askush s’ka pse futet në këtë përplasje.”

Ne rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve.” Mësohet të ketë thënë Tomor Alizoti.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kukës

Rreth orës 16:50,e në fshatin Arrën, shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip “Kamionçinë”, ka humbur kontrollin e automjet...

17:46

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43