Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Misteri i vdekjes së 4 rusëve në Shqipëri, prokuroria e Kavajës kërkon ndihmë për ekspertizën e ujit

Lapsi.al 25 October 2021
Misteri i vdekjes së 4 rusëve në Shqipëri, prokuroria e

Vazhdon që të mbetet mister shkaku i humbjes së jetës së 4 turistëve rusë në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës.

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar ndihmë për kryerjen e analizave të ujit dhe nivelit të klorit të hedhur në pishinë, një kompanie të huaj.

Kjo kërkesë vjen pas përplasës që pati organi i akuzës me Institutin e Shëndetit Publik. Ky institucion e ka cilësuar problematike dhe të gabuar marrjen e mostrave, për të kryer analizat. ISHP pretendoi se të dhënat nuk ishin marrë në mënyrën e duhur dhe kërkoi nga organi i akuzës që të bëhej ripërsëritja e marrjes së provave.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 15 Tetorit ku në mënyrë të mistershme humbën jetën 4 antarët e një familjeje Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Prokuroria ka dyshime se ata kanë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur për të pastruar pishinën.

Ekspertiza paraprake e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar si shkak i vdekjes dyshohet që të jetë asfiksia. Ndërkohë që rezultatet përfundimtare për të përcaktuar shkakun e vdekjes nuk kanë dalë akoma.

Trupat e pajetë i janë dorëzuar familjarëve dhe u nisën nga ambasada ruse përmes një fluturimi të rregullt. Selia diplomatike ruse në Tiranë njoftoi zyrtarisht se në bazë të ligjeve të tyre trupat e pajetë mund t’i nënshtrohen një autopsie të dytë.

Po ashtu nga ana tjetër ambasada la të kuptohet se edhe nga autoritetet ruse do të kryhej një tjetër hetim paralel. Prokuroria e Kavajës e ka regjistruar dosjen si vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Të këshilluara

Greqi/ Tërmeti “shkund” Athinën

Një tërmet është regjistruar në Athinë, Greqi. Tërmeti ishte me magnitutë 2.9 ballë të shkallës rihter dhe thellësia e saj ishte vetëm 4 km. Kjo ishte dhe ar...

16:50

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43