Flash

Grabitja e 990 mijë eurove në Rinas, dënohet me 25 vite burg Aleks Pepa

Lapsi.al 25 October 2021
Grabitja e 990 mijë eurove në Rinas, dënohet me 25 vite burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, i akuzuar për grup kriminal dhe vjedhje me dhunë. Ai u dënua për vjedhjen e 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Kujtojmë se për ngjarjen Papa u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ai cilësohet si “truri” pas grabitjes dhe bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij u identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike.

Këto të fundit tregua se në 30 qershor 2016 u lokalizuan nga antenat telefonike në zonën e Rinasit. Më 30 qershor 2016 dy persona të armatosur çanë rrethimin e aeroportit ndërsa drejtonin një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe. Një person i tretë i priste më pas në një makinë të vjedhur dhe roli i tij ishte t’i ndihmonte të largoheshin.

Papa bashkë me një person tjetër këputën me darë çelësat e derës së rrethimit të Aeroportit të Rinasit dhe më u futën me automjetin tip “Benz” dhe u afrua tek makinat e blinduara të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit.

Të këshilluara

Greqi/ Tërmeti “shkund” Athinën

Një tërmet është regjistruar në Athinë, Greqi. Tërmeti ishte me magnitutë 2.9 ballë të shkallës rihter dhe thellësia e saj ishte vetëm 4 km. Kjo ishte dhe ar...

16:50

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43