Flash

VOA bën analizën: Si u rritën brenda javës rastet me covid në Shqipëri

Lapsi.al 25 October 2021
VOA bën analizën: Si u rritën brenda javës rastet me covid

Në Shqipëri rastet e reja me COVID 19 shënuan një rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit (19-25 Tetor) pas një rënieje graduale që kishte nisur që prej 10 ditëshit të fundit të muajit shtator. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se të infektuarit rishtazi u ngjitën në kuotën e 3772 rasteve, 25 përqind më shumë se java pararendëse (12-18 tetor), ose 757 të prekur më shumë. Mesatarja ditore gjatë javës së fundit ishte 538 raste, ose 108 të infektuar më shumë.

Ajo që vihet re gjatë kësaj jave është dhe fakti se testimet po ashtu iu rikthyen rritjes në numër, me 11 përqind më shumë se java pararendëse, por jo mjaftueshëm për të shpjeguar shtimin e infektimeve. Edhe sepse nga ana tjetër, pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) ka pësuar rritje, duke u ngjitur në 15.6 përqind, nga 13.9 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Një tjetër tregues i rikthimit të tendencës së zgjerimit të pandemisë janë dhe shifrat e rasteve ende aktive. Nëse më 20 shtator në të gjithë vendin, ato arritën një kulm me mbi 12.700 raste, në 18 tetor ishin thuajse përgjysmuar, duke zbritur në 6.274 raste. Ndërsa shifrat e kësaj të hëne, tregojnë një rritje me mbi 800 raste të tjera aktive. Më shumë se gjysma janë në qarkun e Tiranës, ndërkohë që në të gjithë qarqet e tjera janë në nivelin e 900 rasteve (në Fier) e më poshtë (Dibër 75 raste).

Edhe numri i viktimave ka mbetur thuajse i pandryshuar gjatë javës së fundit, ose vetëm 1 më pak, duke qëndruar në nivelin e 51 vdekjeve të rregjistruara në spitalet Covid. Më 19 tetor ishte dhe dita me më shumë humbje jete, 12 të vdekur, ndërsa në 24 orët e fundi u njoftua për 6 viktima: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Gjendja në spitale po ashtu ka mbetur po e njëjtë, me pak më shumë se 150 pacientë që kanë nevojë për trajtim të specializuar, ndërsa 18 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, në terapi intensive./VOA

Të këshilluara

Vrasje e dyfishtë me armë zjarri në Vlorë

Nipi ka vrarë xhaxhain në Vlorë me një çifte dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës. Sipas njoftimit të policisë "shtetasi G. ...

18:51

Aksident me vdekje në Kukës

Rreth orës 16:50,e në fshatin Arrën, shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip “Kamionçinë”, ka humbur kontrollin e automjet...

17:46

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43