Një analizë e pëlqimeve në rrjetin social Facebook ka bërë një krahësim mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Blerim Gjeladini ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ish-kryeministri ka një rritje të pëlqyeshmërisë në krahësim me kryetarin e PD-së.
Mbështetur në analizën e 36 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 631 persona kualitativë sikurse i quajti, Gjeladini që tha se 36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha.
Gjeladini tha se janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë. Sipas tij, në një moment, Berisha ka kaluar edhe pëlqyeshmërinë e kryeministrit Edi Rama. ©LAPSI.al