Flash

Vrasja në Fier dhe grabitja brutale në Nikël/ Nga PD akuzojnë qeverinë

Lapsi.al 24 October 2021
Vrasja në Fier dhe grabitja brutale në Nikël/ Nga PD

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Nikël, ku familja e biznesmenit Nazmi Çangu ra pre e grabitjes, ndërkohë që vetë ai u dhunua prej tyre. PD përmes Ervin Salianjit shprehet se qeveria është e paaftë që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve të vetë.

"Për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë!

Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!

Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës!

Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet

Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!" - shkruan Salianji.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ë...

20:59

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI