Flash

Vizita në Egjipt, Rama flet për linjë avionësh drejtpërdrejtë nga Kairo në Tiranë

Lapsi.al 23 October 2021
Vizita në Egjipt, Rama flet për linjë avionësh

Nga Kairo i Egjiptit, kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, tha se do të vendoset linjë ajrore të drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë.

Rama theksoi se do të ndihmohen shumë shqiptarët që të bëjnë pushime në Egjipt dhe se avionët nuk do të jenë kurrë bosh.

Sipas tij, të dyja vendet kanë shumë gjëra për tu treguar njerëzve të tyre respektive dhe se duhet parë nga e ardhmja.

Rama: Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo çka është tipari më i çmuar i Egjiptit, kultura juaj do të jetë bazë për bashkëpunimin tonë në fushën kulturore. Besojmë që kemi çka t’ju tregojmë juve. Por ju keni shumë gjëra për t’u treguar njerëzve tonë. Le të shohim nga e ardhmja. Ka pasur një arsye që historia na ka lidhur fort.

Në fjalën e tij, Rama shtoi se Egjipti i ka mirëpritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç ka pritur edhe emigrantë nga shtete të tjera.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ë...

20:59

Dy rusët “non-grata” ikin nga Kosova

RTK ka siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur persona non-grata nga Presidentja e Republikës së Kosovës, i mbushin bagazhet e veturave të tyre me ‘plaçka’ dh...

19:33

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI