Flash

Nesër ndeshja Tirana-Partizani, policia njofton se do të bllokohen këto rrugë në kryeqytet

Lapsi.al 24 October 2021
Nesër ndeshja Tirana-Partizani, policia njofton se do të bllokohen

Si pasojë e ndeshjes Tirana-Partizani që do luhet nesër, Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, një pjesë e të cilave janë bllokimet e disa rrugëve në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë do të mbahet nesër në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”.

"Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes Tirana-Partizani, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do kryhet: Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Pap Gjon Pali II” – Stadium; Pallati i Operas – Rruga e Elbasanit,– rruga “ Barjam Curri” – rruga “Pap Gjon Pali II” – stadium.

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi para Gardës – rruga “Lek Dukagjini” – stadiumi." - njofton mes të tjerash policia. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ë...

20:59

Dy rusët “non-grata” ikin nga Kosova

RTK ka siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur persona non-grata nga Presidentja e Republikës së Kosovës, i mbushin bagazhet e veturave të tyre me ‘plaçka’ dh...

19:33

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI