Flash

Vrasja në Fier/ Makina e autorëve me targa të Kosovës. Dyshime për më shumë bashkëpunëtorë

Lapsi.al 24 October 2021
Vrasja në Fier/ Makina e autorëve me targa të Kosovës.

Makina e gjetur e djegur me të cilën u krye atentati ndaj Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në Fier ka qenë me targa të Kosovës.

Grupi hetimor po verifikon nëse targat janë reale apo false dhe nëse janë reale do të verifikohet se kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri dhe në pronësi të kujt është.

Gjithashtu po punohet për të zbuluar numrin e personave që kanë marrë pjesë në atentat dhe nëse kanë pasur të tjerë ndihmës në krim.

Në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja, njofton news24.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ë...

20:59

Dy rusët “non-grata” ikin nga Kosova

RTK ka siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur persona non-grata nga Presidentja e Republikës së Kosovës, i mbushin bagazhet e veturave të tyre me ‘plaçka’ dh...

19:33

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI