Flash

30-vjeçari nga Dibra në burg për përdhunim/ Denoncuesja rezulton e virgjër

Lapsi.al 24 October 2021
30-vjeçari nga Dibra në burg për përdhunim/ Denoncuesja

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur mbi 2 muaj burg për akuzën e përdhunimit. Policia mori për bazë kallëzimin e një vajze të re. TCH raporton se hetimet u bënë nga policia dhe prokuroria e Tiranës.

Të njëjtat burime raportojnë se hetimet kanë qenë sekrete pasi vajza kishte bërë një rrëfim tronditës. Vajza ka rrëfyer se kishte komunikuar në telefon me të riun me iniciale A.Sh.. Ai e kishte ftuar në shtëpi ku e kishte droguar me një shiringë. Pas abuzimit ajo tha se ai e kishte kërcënuar me një letër ku shkruhej: “Po i tregove familjes do të të vras”.

I riu me banim në Kamëz u arrestua dhe u la në burg nga gjykata edhe pse ai këmbëngulte se nuk e njihte vajzën në fjalë. Provat dolën 2 muaj me vonese ku ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.

Të njëjtat burime thanë se prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI