Flash

“Nuk duroj dot gruan, me fusni në burg”/ Shqiptari habit policinë italiane

Lapsi.al 24 October 2021
“Nuk duroj dot gruan, me fusni në burg”/ Shqiptari habit

"E pamundur të qëndroj më me gruan time. Më mirë në burg." Me këto fjalë, mbrëmjen e së shtunës, një shqiptar i dënuar nga gjykata në arrest shtëpie u paraqit para karabinierëve në Guidonia Montecelio. Policja në hyrje mendoi se bëhej fjalë për një shaka, por burri këmbëngulte që ta fusnin në qeli.

“La Repubblica” shkruan se shqiptari është një 30-vjeçar, por nuk jep identitetin e tij. Ai u ka thënë forcave të policisë se nuk ishte më në gjendje të përballonte bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij dhe për këtë arsye, i acaruar nga situata, ai preferoi të arratisej, duke u paraqitur vullnetarisht para karabinierëve për ta kthyer pas hekurave.

Karabinierët ia plotësuan “dëshirën” duke e arrestuar me akzuën e largimit nga vendi i qëndrimit pa njoftuar organet e drejtësisë dhe e dërguan në burgun Regina Coeli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI