Flash

Indeksi krimit të organizuar "shuplakë" Shqipërisë: Dominohet nga rrjete kriminale, bashkëpunim me zyrtarë të shtetit

Lapsi.al 24 October 2021
Indeksi krimit të organizuar "shuplakë"

“Vendi ynë merr një “shuplakë të fortë” në lidhje me krimin e organizuar dhe përpjekjet e pakta për ta luftuar atë. Sipas Indeksit Global të Krimit, Shqipëria renditet e 57 në 193 vendet e botës”.

Indeksi Global i Krimit të organizuar, është një mjet botëror që vlerëson nivelet e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj veprimtarisë kriminale të organizuar. Ai përfshin në renditjen e tij të gjitha shtetet anëtare të OKB -së, gjithsej 193 vende.

Për sa i përket Shqipërisë, ky indeks tregon se vendi ynë – “dominohet nga rrjete kriminale të mbivendosura dhe aktorë të stilit mafioz familjar. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë.

Një prej cilësimeve që ky indeks i jep kriminalitetit në Shqipëri, është se e quan të dhunshëm, në një bashkëpunim të mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, të emëruar shpesh në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda aparatit shtetëror, si dhe me aktorët e huaj, veçanërisht mafien siciliane, si dhe grupet kriminale të organizuara turke.

Vlen të theksohet fakti që reagimi qytetar është vlerësuar gjithashtu me notë te ulët, që tregon humbjen e besimit tek institucionet, shkruan Top Channel. Tregues i kësaj është fakti që nga 2008 nga vendi janë larguar 700 mijë qytetarë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI