Flash

Detaje të reja/ Vrasja e biznesmenit në Fier, në hetim krimi i 23 viteve më parë

Lapsi.al 24 October 2021
Detaje të reja/ Vrasja e biznesmenit në Fier, në hetim krimi i 23

Ende asnjë gjurmë për ekzekutimin mafioz të një dite më parë kur persona të paidentifikuar vranë biznesmenin 57-vjeçar Demir Backa në Fier.

Ai u qëllua në makinën e tij që ndodhej e parkuar para një qendre tregtare, një zonë me lëvizje të shumta në ato momente.

Biznesmeni ndërroi jetë pak minuta pasi u qëllua nga të paktën 2 persona ndërsa autorët dogjën makinën me targa të Kosovës në dalje të qytetit, brenda së cilës lanë edhe armët e përdorura në krim.

Burime nga grupi hetimor thanë se janë duke verifikuar të kaluarën e 57-vjeçarit duke punuar në disa pista.

Një prej pistave që po verifikohet është një krim i kryer 23 vite më parë. Në vitin 1998, 57-vjeçarit i kanë ekzekutuar motrën dhe bashkëshortin e saj në afërsi të shkollës së Muzikës në Fier.

Balkan Web raporton se pista e dytë që po hetohet është konflikti për një pjesë të lagunës në Lushnjë, në Gotull. Janë rreth 200 hektarë e dhënë me koncesion dhe para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë atë koncesion dhe Demir Backës.

Pista e tretë është sërish për çështje pronash. Backa ka pasur qindra hektarë tokë të pyllëzuar në Darëzezë dhe në këtë sipërfaqe janë prishur disa objekte të ndërtuara nga banorët.

Po kështu mbetet pista e konfliktit me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI