Flash

Detaje nga vrasja e “ushtarit” të Aldo Bares/ U rrëmbye dhe u ekzekutua në Lushnjë, trupi i pajetë u hodh pranë lumit në Peqin

Lapsi.al 18 October 2021
Detaje nga vrasja e “ushtarit” të Aldo Bares/ U rrëmbye

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali), një ditë më parë në Peqin. 38-vjeçari u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, në lagjen Shezë, në afërsi të tregut të qytetit të Peqinit, ndërsa sipas ekspertizës, ai është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm, dy në shpinë dhe një në kokë.

Anëtari i bandës së Aldo Bares dyshohet se është rrëmbyer, pasi kishte dalë nga shtëpia pak pas orë 19:00 të së shtunës në Lushnje. Rrëmbimi dyshohet se është bërë nga të paktën tre persona, ende te pa identifikuar nga policia.

Ata dyshohet ta kenë ekzekutuar në një fshat të Lushnjës dhe më pas kufomën e kanë transportuar dhe hedhur në një zonë të pabanuar në periferi të Peqinit. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e ekzekutorëve të 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali).

Deri më tani janë shoqëruar disa persona të dyshuar si të implikuar në vrasjen e 38-vjeçarit Semaku.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI