Flash

Jehonë edhe në mediat britanike/ Si u shua familja ruse në hotelin shqiptar

Lapsi.al 17 October 2021
Jehonë edhe në mediat britanike/ Si u shua familja ruse në

Vdekja e 4 anëtarëve të një familjeje ruse ka pasur jehonë edhe në mediat britanike. “Metro” shkruan se Sergey Burenkov, 60 vjeç dhe gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç, nga Moska, ishin me pushime me vajzën e tyre Katya, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

“Rusët ishin pjesë e një grupi që qëndroi për një javë në vendpushimin me 5 yje Gloria Palace në fshatin Qerret në Shqipëri. Ata kishin porositur pije dhe ushqim në kompleksin e saunës, por kur një kamerier e vizitoi atë, ata të gjithë kishin vdekur” – citon gazeta britanike.

“Unë bërtita disa herë që pijet dhe frutat ishin gati. Askush nuk u përgjigj, kështu që unë hyra brenda në saunë dhe i pashë të gjithë. Një person ishte shtrirë në shezlong, dy ishin në stolat e saunës. Ky i fundit ishte ulur me këmbët në pishinë. Të gjithë ata ishin të vdekur”, - citohet të ketë thënë një punonjës i hotelit.

Ambasada ruse në Tiranë po hetonte shkakun e vdekjes, tha një burim diplomatik rus. Në një deklaratë të policisë shqiptare thuhej: “Rreth orës 22:20 në Qerret, Kavajë trupat e pajetë të katër personave me kombësi ruse u gjetën në një sauna. Të gjithë ata ishin asfiksuar.

Një burim i tha gazetës: “Ata kishin mbërritur në hotel vetëm një orë para tragjedisë”.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse kishte një dështim teknik të sistemit të ventilimit të saunës, ose kujdes joadekuat të turistëve nga stafi i hotelit. Konsumimi i alkoolit nga viktimat gjithashtu ishte duke u shqyrtuar.

Policia nuk dha më shumë detaje rreth rrethanave të vdekjeve, por tha se i gjithë stafi i hotelit është marrë në pyetje. Turizmi është kthyer në një industri të madhe në Shqipëri, e cila ka 300 milje vijë bregdetare, thuhet në shkrimin e gazetës britanike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI