Flash

Numërohen votat e para në Kosovë/ Vetëvendosje prin vetëm në 2 komuna

Lapsi.al 17 October 2021
Numërohen votat e para në Kosovë/ Vetëvendosje prin

Ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Kosovë. Edhe pse janë shumë pak vota të numëruara shihen rezultate interesante.

Kështu “Vetëvendosje” e Albin Kurtit prin në komunën e Prishtinës me kandidatin e saj Arben Vitia. Gjithsesi edhe nëse ruhet ky trend për Prishtinën, e sigurt është që kryeqyteti do të shkojë në balotazh.

Vetëvendosje prin për momentin edhe në Prizren.

Në të gjitha komunat e tjera, (përvec atyre me shumicë serbe) kryesojnë kandidatët e PDK, LDK dhe AAK.

Exit poll i kanë dhënë një avantazh kandidatit të Vetëvendosjes edhe në Gjilan që njihet si një bastion i Lutfi Hazirit të LDK-së. Aktualisht Haziri kryeson me vota, por janë numëruar shumë pak fletë votimi.

Vetëvendosje duket se po humbet edhe Mitrovicën e jugut ku kishte një kandidat të njohur si Agim Bahtiri.

Më poshtë disa nga rezultatet e para në komunat kryesore të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI