Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli ka thënë se partia e saj ka një rritje të paprecedentë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017. Ajo ka thënë se LVV do të dyfishojë votën në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale.
“Nga partia e tretë me vota që ishim në zgjedhjet e fundit lokale do të dalim bindshëm si partia e parë. Jemi partia e parë në nivelin lokal”, - tha ajo.
Pacolli thotë se LVV do të dalë fituese në komunat më të fuqishme të vendit.
“Kudo që do të jemi në balotazh do të dalim fitues”, deklaroi Pacolli.