Flash

Sekuestrohet pasuria e dy vëllezërve në Tiranë, nën hetim për prostitucion

Lapsi.al 16 October 2021
Sekuestrohet pasuria e dy vëllezërve në Tiranë, nën

Janë sekuestruar pasuritë e 2 vëllezërve në Tiranë Arjel dhe Oltjon Legisi, njëri i arrestuar e tjetri nën hetim në Spanjë për trafikim të miturish dhe prostitucion. Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 150 mijë euro në pronësi të dy vëllezërve. Vendimi është marrë pas procedimit që ka nisur ndaj vëllezërve të dy 30 vjeç dhe me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj jetës.

“Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 150.000 euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës. Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve: A. L. 30 vjeç, dhe O. L, 30 vjeç, vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj jetës”, thuhet në njoftim.

Arjel rezulton se është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa Oltjon është nën hetim nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij procedimi si dhe vendimit të Prokurorit u bë sekuestrimi i pasurive të 2 vëllezërve të lartpërmendur dhe familjarëve të tyre që arrijnë vlerën 150.000 euro. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që 2 vëllezërit dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Të këshilluara

Arrestohen dy shpërndarës droge në Tiranë

2 të rinja janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje droge. Një 28 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në shtëpi iu ...

13:25

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI