PD përmes një deklarate për shtyp thotë se me vetëm 3 tendera që i quan korruptivë, qeveria ka shkaktuar një dëm 40 milion euro. Kriza energjetike për të cilën kryeministri Edi Rama ka shpallur dhe gjendjen e emerngjencës sipas PD po përdoret për të fshehur përgjegjësitë.
Sipas PD-së, nuk bëhet fjalë për një krizë globale, por krizë korrupsioni nga ana e qeverisë.
“Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE. Pas kësaj krize, qeveria po përpiqet të fshehë përgjegjësitë e saj, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet shumica e familjeve shqiptare dhe sipërmarrësit e ndershëm, që nuk konkurojnë dot në një ekonomi jo konkuruese, të përqëndruar në pak duar”, shkruan PD, duke i mëshuar deklaratave të saj se kriza energjetike është alarm fals. Mes të tjerash PD i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë shkaktarët e kësaj krize.