Flash

Ishte në kërkim për plagosje, kapet i riu në Kurbin

Lapsi.al 16 October 2021
Ishte në kërkim për plagosje, kapet i riu në Kurbin

Një 27-vjeçar i akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” është arrestuar nga policia në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Sanxhaku”. Ai është me inicialet K. K.(I.), 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, A. K.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e A. K., i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se K. K.(I) kishte plagosur 25 vjeçarin shtetasin E.P.(T).

Gjithashtu, po në banesën e shtetasit A.K, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

Rikthehet moti me diell, rriten temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë terriotorin. Sipas Meteoalb, sot temperatur...

08:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI