Flash

Ambasadori në ikje i SHBA-së në Serbi: Regjimi i Vuçiç ndryshe nga Millosheviç

Lapsi.al 16 October 2021
Ambasadori në ikje i SHBA-së në Serbi: Regjimi i

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se lidershipi i Serbisë që udhëhiqet nga Aleksander Vuçiç dallon nga regjimi i Millosheviqit. Godfrey i cili pritet që të zëvendësohet nga diplomati Christopher Hill në një intervistë për median serbe ‘Novosti’ ka folur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja, duke thënë se ka qenë vendim i detyruar.

Ambasadori amerikan, Godfrey i pyetur nëse zyrtarët amerikanë duhet t’i kërkojnë falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999, ai u shpreh se ka shprehur keqardhje njëjtë sikur Sekretari Gjeneral i NATO-s për viktimat civile gjatë bombardimeve.

“Unë e di se e kaluara është përplot sfida, për shembull, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur keqardhje publike për viktimat civile në vitin 1999. E bëra edhe unë. Por ai vendim duhej marrë atëherë dhe Shtetet e Bashkuara e shohin atë si ditën kur diplomacia dështoi. Ishte një vendim i detyruar, ne nuk e donim atë, por u detyruam ta merrnim atë për të ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit”, tha ai.

Godfrey tutje është shprehur se lidershipi i Vucic dallon nga regjimi i Millosheviqit.

“Unë do të bëja një dallim të qartë midis atij regjimi dhe udhëheqjes serbe tani. Unë nuk mendoj se Serbia duhet të përqëndrohet aq shumë në të kaluarën dhe të jetojë me hidhërim për shkak të ngjarjeve të së kaluarës, por të përqëndrohet në të ardhmen e tij, e cila sipas mendimit tim është jashtëzakonisht e ndritshme”, tha ambasadori amerikan.

Por, ish-ministri i Informacionit të Sllobodan Millosheviqit, presidenti i tanishëm, Aleksander Vucic i kishte thurrur lavde ish-shefit të tij, duke e quajtur lider të madh.

“Millosheviqi ishte lider i madh serb, që i kishte qëllimet më të mira të mundshme, por rezultatet ishin shumë më të këqija. Jo pse ai e donte këtë, por për shkak që dëshirat nuk ishin reale, dhe interesat dhe aspiratat e popujve të tjerë u neglizhuan e u nënçmuan”, kishte thënë Vuçiç. /Express/

Të këshilluara

Arrestohen dy shpërndarës droge në Tiranë

2 të rinja janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje droge. Një 28 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në shtëpi iu ...

13:25

Rikthehet moti me diell, rriten temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë terriotorin. Sipas Meteoalb, sot temperatur...

08:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI