Në njoftimin për masat e marra për ndeshjen e së martës në “Air Albania” ndaj Polonisë, Policia e Shtetit deklaroi se për tifozët që do të hynin në stadium për të ndjekur ndeshjen nuk do të lejohej asnjë send si, shishe uji, çakmakë, gjithashtu, të gjithë do të jenë të pajisur me mjet identifikimi sepse pa të nuk do të lejohet hyrja në stadium.
Por, çfarë ndodhi, mjeti i identifikimit nuk u kërkua asnjëherë dhe paradoksi më i madh ishte që nuk lejoheshe të futeshe në stadium me një shishe ujë dhe për këtë kishte një kontroll të rreptë, por ndërkohë kur hyje brenda, ti mund ta blije pa problem fare një shishe uji me tapë. Një gjë jashtë logjikës që e demonstrojnë më së mirë edhe fotot.