Flash

Kokaina tek bananet/ Gjykata e Posaçme liron Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt

Lapsi.al 15 October 2021
Kokaina tek bananet/ Gjykata e Posaçme liron Selim Çekajn, babain

Babai i Arbër Çekajt lirohet nga burgu. Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykates së Posacme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë së Selim Çekajt.

Gjykata vendosi për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për babain e Arbër Çekajt.

Selim Çekaj u ndalua në prill pasi në ngarkesën me banane të porositur nga kompania e tij, ECOALMAX, u gjetën 49 kilogramë kokainë. Më herët ishte vetë SPAK që kërkoi ndryshimin e masës, kjo për shkak të shëndetit, por edhe mungesës së provave.

Selim Çekaj mohoi të kishte lidhje me drogën. Ai tha se ishte thjesht një tregtar frutash dhe se efektivët duhet ta zbulonin se kush ia kishte futur lëndën narkotike në konteiner. Por, pavarësisht deklaratave, Selim Çekaj, u vu në pranga.

I biri i Selimit, Arbër Çekaj, është dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij “Arbër Garden”. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI