Flash

Raporti i KLSH për pandeminë, Brataj: Komiteti i Ekspertëve nuk vendos çmime

Lapsi.al 15 October 2021
Raporti i KLSH për pandeminë, Brataj: Komiteti i Ekspertëve nuk

Mjeku Skënder Brataj, i cili është anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve u pyet nga gazetarja Juli Xhokaxhi në lidhje me auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë.

Brataj u shpreh se nuk dihet nëse kjo ka ndodhur realisht apo jo. Ai u shpreh se Komiteti i Ekspertëve nuk kontrollon çmimin por përcakton një strategji.

“A e dimë se ka ndodhur realisht apo jo. Duhet të japë përgjigje çdo institucion. Kur hapet një lajm i rremë apo i vërtetë nuk ka rëndësi. A e kuptojmë dëmin. Komiteti i Ekspertëve nuk kontrollon as çmimin por përcakton një strategji. Koston nuk e vë unë por çmimi i tregut. Jemi në kushte pandemie dhe ka produkte që u prodhuan vetëm për pandeminë.

Në të tilla kushte të tilla krize ka edhe përfitues sa të duash. Në qoftë se unë kam një produkt me këtë çmim dhe kam pyetur 10 biznese të tjera nuk e di. Për bizneset dhe spitalet pati një strategji që në fillim të pandemisë. Ka shumë njerëz kanë marrë receta kot. Kam qenë i pari që i kam thënë jo anti-viraleve. Mua nuk më intereson kë prek apo kë nuk prek në biznes”, u shpreh Brataj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI