Flash

Parandalohet ngjarja e rëndë, policia shtrin barkas autorët (VIDEO)

Lapsi.al 15 October 2021
Parandalohet ngjarja e rëndë, policia shtrin barkas autorët

Policia e Shkodrës, pas njoftimit të marrë për një sulm të mundshëm ndaj një personi bëri të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.

Një person u vu në pranga, ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht. Atyre iu gjetën në makinë dy armë zjarri, municion luftarak, lëndë djegëse benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli. Shikoni videon e aksionit më poshtë:

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/kkkkkkkk.mp4"][/video]

Detaje nga policia: 

 

Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër , ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.

Strukturat hetimore dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit të dyshuar, në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë intensivisht punën për zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materjalet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI