Flash

“Der Standard”: Borellit “po ia shkruan Beogradi” mesazhet në Twitter!

Lapsi.al 15 October 2021
“Der Standard”: Borellit “po ia shkruan Beogradi”

Gazeta austriake “Der Standard”, komentoi zhvillimet më të fundit në Ballkan duke u përqendruar tek trazirat më të fundit në Kosovë.

“Kur policia e Kosovës këtë javë zhvilloi një aksion kundër kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb. Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll a thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiçi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtrojnë autoritetet kosovare”, thotë e përditshmja e njohur austriake.

Artikulli fshikullon ashpër edhe kreun e diplomacisë europiane, Joseph Borell.

“Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim, BE-ja nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Kryediplomati europian Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, ai zgjodhi të kritikonte policinë kosovare për masa gjoja “të pakoordinuara”. Duket sikur atij po ia dikton Beogradi postimet në Twitter, ndërsa vetë beson se qenka kompetent për të mbrojtur kriminelët”, vazhdon shkrimi, i cili ka bërë jehonë dhe në mediat e Kosovës.

Aksioni policor që ngjalli zemëratën e serbëve, u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia njoftoi se gjatë bastisjeve u sekuestruan mallra “të kontrabanduara në vlerën e disa qindra eurove, të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI