Flash

Ky është 37-vjeçari që kreu masakrën me hark e shigjeta në Norvegji

Lapsi.al 14 October 2021
Ky është 37-vjeçari që kreu masakrën me hark e

Është një danez 37-vjeçar i identifikuar si Espen Andersen Brathen, autori i masakrës që ndodhi në Kongsberg të Norvegjisë. Policia tha se ai ishte konvertuar në fenë myslimane.

"Më parë kishte pasur shqetësime se ky person ishte radikalizuar” – tha policia. I armatosur me një hark dhe shigjetë, ai shënjestroi kalimtarët në zona të ndryshme të qytetit, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 2 të tjerë. 37-vjeçari u arrestua më pas dhe u dërgua në burg.

Gjatë marrjes në pyetje, e cila u zhvillua disa orë pas arrestimit, 37-vjeçari ishte bashkëpunues me policinë dhe tha se ishte "i impresionuar nga situata".

Viktimat e masakrës janë 4 gra dhe 1 burrë, të gjithë midis moshës 50 dhe 70 vjeç. Dy të plagosurit janë shtruar në spital në terapi intensive. Midis tyre, një oficer policie jashtë detyrës që ishte brenda një dyqani.

Sipas disa mediave norvegjeze, në vitin 2012, Espen Andersen Brathen kërcënoi të vriste një të afërm të tij dhe mori një urdhër ndalimi për këtë. Po atë vit ai u dënua për vjedhje dhe blerje hashashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Balldre, ku si pasojë është plagosur një person. Një defekt i çastit i një furgoni mallrash bëri që të ndalej n...

20:12

Tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në ishullin Naxos në Greqi. Sipas mediave fqinje, magnituda e lëkundjeve ishte 5 e shkallës Rihter. Dridhja sizmik...

18:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI