Flash

Bylykbashi del hapur kundër Bashës: Përçau PD-në me vendimin për Berishën

Lapsi.al 14 October 2021
Bylykbashi del hapur kundër Bashës: Përçau PD-në me

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se kryedemokrati nuk ka marrë një vendim për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, por ka bërë vetëm një akt që po çon partinë drejt përçarjes.

“Partia Demokratike është sot në një krizë të thellë dhe shkak i kësaj përçarjeje është ajo që bëri Basha me vendimin për Berishën” – tha Bylykbashi.

Deputeti tha se në PD duhet të zgjidhet problemi i demokracisë së brendshme të partisë, teksa tha se Basha duhet ti dëgjojë kritikat dhe jo të largojë deputetët që i dalin kundër. Sipas demokratit, 70% deri në 80% të demokratëve janë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga kreu i grupit parlamentar.

“Nuk është e vërtet kjo shkarkim nga grupi parlamentar. Basha ka bërë një akt i cili nuk është një vendim. Vendimi i Bashës nuk ekziston sepse nuk kishte statut për ta bërë këtë gjë, nuk e bën dot kryetari nuk e ka atë fuqi.

Nëse partia nuk funksionon në bazë të statutit nuk është parti është kompani private, SHPK, është person fizik, më keq. Në këtë moment, kthimi në gjë personale dhe në përplasje personale e zvogëlon atë që po ndodh. Në këtë moment në PD ka një zhvillim të madh që lidhet me demokracinë të brendshme të partisë.

Narrativa e prezantuar nuk është e vërteta nuk është e sakta. Basha duhet të rishpikë veten, ai duhet të pyes demokratët se çfarë duhet të bëjë dhe ai nuk i pyet. 70%-80% bazës është kundër vendimit të tij. Basha duhet të dëgjojë ata që i kritikojnë dhe të mos i largojë, por mesa duket këtë, model ai nuk mund ta kapë” - tha Bylykbashi në “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Balldre, ku si pasojë është plagosur një person. Një defekt i çastit i një furgoni mallrash bëri që të ndalej n...

20:12

Tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në ishullin Naxos në Greqi. Sipas mediave fqinje, magnituda e lëkundjeve ishte 5 e shkallës Rihter. Dridhja sizmik...

18:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI