Flash

Zbulohet urdhri i parë i drejtorit të ri të policisë së shtetit

Lapsi.al 14 October 2021
Zbulohet urdhri i parë i drejtorit të ri të policisë së

Zbulohet urdhri i parë i drejtorit të ri të policisë së shtetit Gledis Nano. Duket se shqetësimi i parë i tij është pagimi i detyrimit të prapambetur financiar të të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për orët shtesë të punës që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Mësohet se Nano u ka dhënë urdhër 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguar për orët jashtë orarit zyrtar.

Të njëjtat burime thanë se këto para do të paguhen nga fondet e policisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Deri tani vetëm 4 drejtori të qarqeve kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Sipas të njëjtave burime synimi është që këto para të paguhen brenda vitit 2021. Nano mori zyrtarisht detyrën si Drejtori i Përgjithshëm, pas largimit të Ardi Veliut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Balldre, ku si pasojë është plagosur një person. Një defekt i çastit i një furgoni mallrash bëri që të ndalej n...

20:12

Tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në ishullin Naxos në Greqi. Sipas mediave fqinje, magnituda e lëkundjeve ishte 5 e shkallës Rihter. Dridhja sizmik...

18:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI