Flash

Moti i keq godet Greqinë, mbyllen shkollat në disa zona

Lapsi.al 14 October 2021
Moti i keq godet Greqinë, mbyllen shkollat në disa zona

Ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis , në Greqi në një konferencë urgjente dha një raportim lidhur me mekanizmat shtetëror për të përballuar këtë situatë.

Në fillim të konferencës, Stylianidis foli për një fenomen shumë të rrezikshëm, që po ndodh aktualisht në Greqi dhe që ka shkaktuar përmbytje masive.

Sidomos për Atikën, ministri grek përmendi se 385 thirrje janë bërë në Brigadën e Zjarrfikësve në më shumë se 20 zona, shumica prej tyre për përmbytje- më konkretisht, 340 prej tyre, ndërsa 11 ishin për evakuimin e qytetarëve. Siç e përmendi ai, problemet kryesore në lidhje me akumulimin e ujit dhe trafikun e automjeteve gjenden në Elefsina, Hamosternas, Petrou Ralli, Pire dhe Avenue Kifissias.

Shkollat do të mbyllen nesër në Evia, Halkidiki.

“Ne kemi parandaluar shumë incidente, të cilat mund të zhvillohen në mënyrë të pakëndshme,” tha Stylianidis, duke folur për dy ditë kritike, ndërsa theksoi se të gjitha forcat në vend janë në gadishmëri të plotë.

“Le të shmangim çdo lëvizje të panevojshme për aq kohë sa të zgjasin fenomenet e motit,” rekomandoi edhe një herë Stylianidis.

Të këshilluara

Covid i merr jetën piktorit 30-vjeçar

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19 piktori Kristi Baba. Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. I ati,...

16:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI