Flash

Dështimi i qeverisë me menaxhimin e pandemisë, KLSH 'nxjerr të palarat' (Raporti)

Lapsi.al 14 October 2021
Dështimi i qeverisë me menaxhimin e pandemisë, KLSH 'nxjerr

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi të enjten raportin përfundimtar mbi menaxhimin e situatës epidemiologjike nga COVID-19 në Shqipëri ku kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhim të pandemisë.

KLSH thotë se institucionet përgjegjëse kishin mungesa të kapaciteteve spitalore, fonde financiare të pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve), pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës etj.

“Rritja e numrit të kërkesave për testim, mosfunksionimi i spitaleve dhe laboratorëve rajonalë u shoqëruan me rritje të kohës së pritjes së qytetarëve nga kryerja e tamponit deri në marrjen e përgjigjes nga laboratori i virologjisë. Si pasojë u rrit, si numri i pacientëve që trajtoheshin me antibiotikë pa u konfirmuar të infektuar me COVID-19, ashtu edhe i atyre që filluan trajtimin vonë në pritje të rezultateve të testit”, thuhet ndër tjerash në raport.

Sipas KLSH-së, Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2016-2020 i munguan planet konkrete të veprimit në nivel strategjik dhe operativ, objektiva dhe përshtatja për pandeminë si dhe thotë se vonesat në kohë lidhur me sistemin e lajmërimit mbi situatën shëndetësore vunë në rrezik jetën e qytetarëve por edhe stafeve mjekësore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kritikon gjithashtu strategjinë e rekuperimit të aspektit financiar, për të cilën thotë se nuk ishte zhvilluar përmes një procesi inkluziv dhe transparent dhe të përfshinte palët e interesuara përkatëse në secilën fazë.

Në raport thuhet se ka pasur dhe ka mungesë e një plani masash për rimëkëmbjen e ekonomisë pas COVID–19 dhe shton se deri tani “nuk ka akoma ndonjë plan të plotë konkret apo qoftë edhe draft, disamujor apo disavjeçar për rimëkëmbjen ekonomike”.

KLSH po ashtu thotë se dalja me vonesë nga koha e shfaqjes së pandemisë e urdhrit për rimbursimin e pacientëve Covid dhe mos informimi i tyre me mjetet e duhura të informacionit nga mjekët e familjes në qendrat e shëndetësore, sollën një “trajtim jo human dhe social të pacientëve”.

Të këshilluara

Covid i merr jetën piktorit 30-vjeçar

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19 piktori Kristi Baba. Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. I ati,...

16:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI