Flash

Basha takon zyrtarë të senatit amerikan në seli, çfarë thotë për mediat

Lapsi.al 14 October 2021
Basha takon zyrtarë të senatit amerikan në seli,

Në përfundim të takimin me zyrtarë të senatit amerikan, Lulzim Basha tha në një prononcim për mediat se demokracia shqiptare dhe zhvillimet në rajon ishin ndër çështjet e diskutuara në takimin që zgjati për rreth 30 minuta.

“Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur, një ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin ku ndodhet pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD dhe opozitës në parlament dhe në bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA, për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Përmes një vendi që është demokratik, ku respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet e burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar, të krijojmë një klime investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët.

Çështja tjetër, ka të bëjë me rajonin, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike të SHBA për të ndaluar çdo ofensivë jo perëndimore. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Kosovës, dhe njohjen reciproke si guri i fundit i themelit për stabilitetin në rajonin perëndimor. Miqtë u interesuan edhe sa i përket çështjes së anëtarësimit në BE dhe konfuzionin e krijuar mes mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që BE t’i thotë gjërat qartë.”- u shpreh Basha.

Të këshilluara

Covid i merr jetën piktorit 30-vjeçar

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19 piktori Kristi Baba. Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. I ati,...

16:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI