Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha që publikoi mesazhin e një qytetari nga Përrenjasi që dyshonte se kishte marrë një vaksinë Pfizer të skaduar ka reaguar ISHP.
Në foton e publikuar nga Berisha shihej një flakon vaksine me datën “tetor 2021” ndërsa ish-kryeministri shkruante: “Stop përdorimit të vaksinave të skaduara! Qytetari dixhital denoncon krimin e vaksinimit me vaksina të skaduara. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij”.
Por ISHP thotë se kjo është e pavërtetë.
"...ju bëjmë me dije se të gjitha vaksinat e ardhura vijojnë të kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet për datën e skadencës.
Çdo përpjekje për të krijuar kaos me TË PAVERTETA për çështjen e skadencës së vaksinave është një mënyrë primitive për të penguar procesin e nevojshëm/jetik dhe të pandalshëm të vaksinimit. Përsa i përket monitorimit edhe të skadencës, vaksinatorët janë mirëfilli të trajnuar.
Kjo nuk është fushata e parë e vaksinimit, programi kombëtar i vaksinimit është një nga vlerat e rëndësishme të sistemit shëndetësor publik, prandaj ne kemi garancinë e procesit” – thuhet ndër të tjera në reagimin e ISHP. ©LAPSI.al