Flash

Putin: Rusia është e gatshme të rrisë eksportin e gazit aq sa na e kërkojnë partnerët tanë

Lapsi.al 13 October 2021
Putin: Rusia është e gatshme të rrisë eksportin e gazit aq

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se, Moska është “e gatshme” të rrisë eksportin e gazit, ndërkohë që disa vende në Evropë e akuzojnë Moskën se me qëllim nuk po rrit furnizimet teksa kontinenti po përballet me krizë të gazit.

“Nëse na kërkojnë që të rrisim më shumë furnizimet, ne jemi të gatshëm të veprojmë ashtu. Ne i rrisim furnizimet aq sa na e kërkojnë partnerët tanë”, ka thënë Putin në një forum për energji në Moskë.

Putin ka thënë po ashtu se Rusia mëton të bëhet neutrale në karbon deri më 2060. “Rusia në praktikë synon neutralitet në karbon për ekonominë e saj”, ka thënë ai nga kryeqyteti rus.

“Dhe ne kemi vënë në një afat për këtë gjë – jo më vonë se 2060”.

Duke folur për të ardhmen e tregut botëror të energjisë, Putin ka thënë se “roli i naftës dhe gazit do të bie”.

Ndonëse presidenti rus ka qenë skeptik për disa vjet rreth ndikimit të njeriut në ndryshimet klimatike, ai duket se ka ndryshuar tonin në vjetët e fundit.

“Planetit i duhen veprime të përgjegjshme nga të gjithë pjesëmarrësit e tregut – si prodhuesit ashtu edhe konsumatorët – për t’u fokusuar në periudhë afatgjatë në interesat e zhvillimit të qëndrueshëm për të gjitha shtetet tona”, ka thënë Putin të mërkurën.

Aktualisht Rusia është e katërta në botë për emetime të karbonit dhe kritikët thonë se ky shtet është duke bërë pak për ta zvogëluar krizën.

Sipas shumë shkencëtarëve, Rusia – sidomos rajonet e Siberisë dhe Arktikut – është në mesin e shteteve më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI