Flash

Zbulohet lista me organizatat dhe personat e censuruar nga Facebook

Lapsi.al 13 October 2021
Zbulohet lista me organizatat dhe personat e censuruar nga Facebook

Gjithmonë e më shumë mënyra sesi Facebook logjikon pjesën e moderimit  brenda saj të po ngjall protesta dhe pikëpyetje të vazhdueshme tek rreth 2.9 miliardë përdorueseve së tij.

Por një listë e zbardhur ditën e djeshme nga website “Intercept” mund japë një ide më të qartë për sistemin e përdorur nga platforma e krijuar nga Marc Zuckenberg.

Lista sekrete e zbardhur, përmban mbi 4 mijë emra të ndryshme personash dhe organizatash që sipas Facebook duhen censuruar, sipas një logjike me tre nivele të ndryshme, sipas rrezikshmërisë së paraqitur.

Në nivelin 1 i përkasin rreth 500 organizata terroriste figura historike si Mussolini dhe Hitleri, por edhe organizata dhe persona të lidhura me bandat e Amerikës Latine.  Për subjektet e përfshira në këtë nivel, Facebook censuron çdo postim të cilësuar në favor të tyre, edhe aty ku nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dhunën ose urrejtjen.

Në nivelin 2, përdoruesit mund të bëjnë postime mbi aktet jo të dhunshme të këtyre subjekteve, por jo për subjektin në vetvete.

Ndërkohë, niveli 3 përfshinë grup edhe veçanërisht persona që ndoshta nuk kanë zhvilluar aktivitete konkrete, por që përdorin gjuhën  e urrejtjes, ku përfshihen edhe shumë personazhe me opinione të hapura raciste.

Për këtë nivel, përdoruesit mund të flasin dhe diskutojnë pa limit, duke respektuar gjithsesi rregulloren e kompanisë.

Nuk mungojnë kritikat pas zbardhjes, nga momenti që në nivelin 1, përfshihen pothuajse të gjitha organizatat ekstremiste myslimane, ndërkohë që organizata politike të armatosura dhe hapur raciste amerikane janë pothuajse të gjitha të përfshira në nivelin e tretë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI