Flash

Kapet shitësi i minave në Durrës, 3 mijë euro çmimi i njërës

Lapsi.al 12 October 2021
Kapet shitësi i minave në Durrës, 3 mijë euro çmimi i

34 vjeçari, Paulin Deda kishte ardhur nga Miloti në Durrës për të shitur 2 mina me telekomandë kundrejt 6 mijë eurove, por ky plan i dështoi. Atij iu vunë pranga nga policia sot pasdite në lagjen nr.13, Plazh në Durrës në vendin e quajtur "Terminali i autobusëve" teksa po tentonte që t'i shiste këto mina. Policia kishte rënë në gjurmët e të arrestuarit Paulin Deda, 34-vjeçar prej disa kohësh dhe kështu kishin mundur që të infiltrojnë një person për të blerë mina. Në momentin që agjenti kishte porositur minat dhe kishte lënë një vend takimi, uniformat blu të Durrësit i kanë vënë prangat 34-vjeçarit.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Terminali" Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur "Terminali i autobuzëve", dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t'i shiste kundrejt shumës 6000 euro", thuhet ndër te tjera në njoftim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI