Flash

E rëndë në Greqi/ 51-vjeçari përdhunon për 4 vite dy nipërit dhe mbesën e mitur

Lapsi.al 12 October 2021
E rëndë në Greqi/ 51-vjeçari përdhunon për 4

Për katër vite të tëra, nga 2009 deri në 2013 , një 51-vjeçar në Greqi, përmbushi orekset e tij të sëmura, me dy nipërit dhe mbesën e tij të mitur. Makthi i fëmijëve filloi në vitin 2009. Të abuzuarit janë dy vëllezër dhe kushërira e tyre, prindërit e të cilëve i lanë tek gjyshërit që jetonin në Selanikun lindor, në mënyrë që të shkonin në punë. Aty jetonte edhe xhaxhai 51-vjeçar i fëmijëve, i cili sa herë që të gjithë ishin larg shtëpisë gjente rastin dhe përdhunonte fëmijët e mitur. Si të mos mjaftonte kjo, ai filmonte veprimet e tij të sëmura! Në atë kohë, fëmijët ishin respektivisht vetëm 3, 5 dhe 6 vjeç!

Një nga fëmijët, një djalë, 18 vjeç sot, denoncoi të gjithë tmerrin që përjetoi nga xhaxhai i tij dhe kështu, kundër 51-vjeçarit, u ngrit një çështje nga punonjësit e policisë të Departamentit të Mbrojtjes së të Miturve për marrëdhënie seksuale me të mitur, pornografi për fëmijë, akte seksuale me të mitur, abuzim me të miturit dhe cenim i dinjitetit seksual. Konkretisht, sipas denoncimeve përkatëse të 18-vjeçarit, periudha e lartpërmendur nga viti 2009 deri në 2013, në një apartament ku ai jeton në Selanikun lindor, kryente vazhdimisht akte seksuale ndaj tre fëmijëve duke I joshur me shpërblime të ndryshme materiale. Përveç kësaj, ai disa herë i filmoi aktet seksuale me celularin e tij. 51-vjeçari pranoi tek autoritetet veprimet e tij dhe procedurat ligjore pritet të ndiqen tani e tutje.

Të këshilluara

Pas tërmetit, alarm për cunam në Kretë

Pas tërmetit të fortë në Kretë, është lëshuar një alarm për cunam. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largo...

17:13

Kapet 10 kg kokainë në Portin e Durrësit

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi kokain...

16:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI