Flash

Çmimi i energjisë në Serbi dhe Bosje do të rritet 70-135%

Lapsi.al 12 October 2021
Çmimi i energjisë në Serbi dhe Bosje do të rritet 70-135%

Kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind. Nëse çmimet e reja bëhen realitet, kompanitë do të duhet të ulin prodhimin, të pushojnë punëtorët dhe të rrisin çmimin e mallrave dhe shërbimeve që shesin në treg.

Rritja marramendëse e çmimeve të energjisë elektrike muajt e fundit ka përfshirë të gjithë Evropën, dhe arsyet kryesore janë çmimet e emetimeve të CO2 dhe gazit natyror. Çmimet në shkëmbimet e energjisë aktualisht variojnë nga 90 deri në 200 euro për MWh.

Në shkëmbimin e energjisë elektrike serbe SEEPEX, çmimi është rritur me gati 80% që nga fillimi i vitit, dhe çmimi i ditës së parë qëndron në 174 EUR për MWh. Kompanitë në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk blejnë energji elektrike në shkëmbime, por çmimi nuk është i rregulluar akoma as për familjet.

Të këshilluara

Pas tërmetit, alarm për cunam në Kretë

Pas tërmetit të fortë në Kretë, është lëshuar një alarm për cunam. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largo...

17:13

Kapet 10 kg kokainë në Portin e Durrësit

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi kokain...

16:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI