Flash

Drejtonte një organizatë kriminale të trafikut të drogës, kapet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 12 October 2021
Drejtonte një organizatë kriminale të trafikut të

Një 42-vjeçar shqiptar i konsideruar nga hetuesit si kreu i një organizate kriminale kushtuar trafikimit të drogës, u arrestua në aeroportin San Francesco të Perugia nga karabinierët, të ndihmuar nga Polaria e kuesturës së Perugia.

Pak më shumë se 7 muaj hetime, që nga tetori 2017 deri në maj 2018, hetuesit e koordinuar nga Prokurori i Perugia, si pjesë e operacionit të quajtur "San Mariano 2017", shkatërruan një linjë kriminale të trafikimit dhe shitjes së drogës, veçanërisht marihuanës.

Grupi përbëhej nga 6 persona, të gjithë shqiptarë, të cilët në Italinë qendrore ishin në gjendje të menaxhonin sasi të mëdha droge, duke bërë që ato të mbërrinin nga Shqipëria, në një qendër magazinimi edhe në Romë.

Hetimi bëri të mundur kapjen e pothuajse 1,400 kg marijuanë dhe të armëve e gjithashtu të një gomoneje oqeanike që përdorej për transportimin e drogës.

Karabinierët, në aeroportin San Francesco zbatuan urdhrin e arrestit ndaj kreut të organizatës kriminale që të dërgohej në burg. Në përfundim të formaliteteve, 42-vjeçari shqiptar u shoqërua për në burgun Capanne në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI