Flash

Berisha-Ramës: Ndiqe këtë foltore, është punë burrash, jo pengjesh

Lapsi.al 12 October 2021
Berisha-Ramës: Ndiqe këtë foltore, është punë

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me një thirrje për Edi Ramën “foltoren” e tij në Kukës këtë pasdite.

Para demokratëve të Kukësit, Berisha i kërkoi kryeministrit Rama që ta ndiqte, pasi sipas tij është punë burrash dhe jo pengjesh. Në retorikën e tij që nga nisja e aksionit për të shkarkuar kryetarin e PD, Berisha i referohet Bashës dhe Ramës si “pengu dhe pengmarrësi”.

“Përulem para qytetarëve të këtyre trevave që sot dhe në histori kanë qëndruyar si viganë në anën e drejtë të saj. Kanë qëndruar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD në rrugën e fitores së sigurt. Do ti them zografit Bis, Edvin ndiqe këtë foltore kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh. Burrash dhe grash të lira dhe jo punë pengjesh,” deklaroi Berisha, ndërsa theksoi se janë mbledhur për t’i kthyer sovranitetin Partisë Demokratike.

Daullet me të cilën kuksianët e pritën, Berisha thotë se po bien për Edi Ramën, të cilit i bën thirrje t’i dëgjojë.

“Dëgjoji ato daulle , po bien për ty. Mandatin se gëzon dot ti se vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 milion euro para për të blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk e gëzon dot mandatin ti. Dëgjoji ato daulle sepse ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarëve të tu mizorë për të terrorizuar shqiptarë. Mandat nuk ke ti. Dy ditë më parë dha dorëheqjen kancelari i Austrisë. Pse e dha? Te kryeministria e kemi radhën tani me atë daulle… e dha sepse u akuzua se kishte përdorur para për të blerë qëndrime pozitive në zgjedhje. Më shumë se Edi Rama nuk ka dhënë njeri në Evropë. Këto Edvin populli nuk ti fal ty. Mos luaj me pengje se këto janë punë burrash jo pengjesh,” tha Berisha.

Të këshilluara

Pas tërmetit, alarm për cunam në Kretë

Pas tërmetit të fortë në Kretë, është lëshuar një alarm për cunam. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largo...

17:13

Kapet 10 kg kokainë në Portin e Durrësit

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi kokain...

16:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI