Flash

“Përgatitu Sllobodan”. Berisha kërcënon Vuçiç: Do të ndëshkoheni për krimet në Kosovë dhe Shqipëri

Lapsi.al 12 October 2021
“Përgatitu Sllobodan”. Berisha kërcënon

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kukësi ku po mban foltoren e radhës, pati një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai tha se ndëshkimi për të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë e Shqipëri, është shumë afër.

“Që nga Enver Hoxha deri më sot shqiptarët nuk kanë patur kurrë një kryeministër më antinjerëzor e antikombëtar si Rama. Ky nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në vasal të verbër të Beogradit. Një vit më parë refuzoi të votonte rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë se e urdhëronte padroni i tij Vuçiç. Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua ti çoj mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, më të egrin të luftës ballkanike i dokumentuar. Përgatitu Sllovodan se jo vetëm për krimet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për krimet e shëmtuara. Nëse ne do të ngremë zërin do të dënojmë gjenocidin, e bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe”, tha Berisha.

Ndërsa e konsideroi Ramën, vasal të Beogradit ai e akuzoi atë se në këto 8 vite nuk ka ndjekur nismën e Berlinit, por të Beogradit:

“Edi Rama në këto 8 vite në vend që të ndjekë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit. Edi Rama nisma e Beogradit është vasalitet, është armiqësi për Kosovën dhe rrethim i hapur ndaj Kosovës. Ndaj dhe kohërat janë kritike dhe vendimtare”.

Të këshilluara

Pas tërmetit, alarm për cunam në Kretë

Pas tërmetit të fortë në Kretë, është lëshuar një alarm për cunam. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largo...

17:13

Kapet 10 kg kokainë në Portin e Durrësit

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi kokain...

16:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI