Flash

Ilaçi kundër Covid-19/ Kompania Merck kërkon autorizimin e FDA

Lapsi.al 12 October 2021
Ilaçi kundër Covid-19/ Kompania Merck kërkon autorizimin e FDA

Një hap i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Kompania farmaceutike Merck kërkoi autorizimin e Agjensisë Rregullatore Amerikane për përdorimin emergjent të ilaçit të saj, për trajtimin e Covid-19. Dr. Megan Ranney, profesor në Universitetin Shëndetësor të Brown, tha: “Të kesh një pilulë të cilën mund ta marrësh në shtëpi, kur je i rrezikuar nga Covid-19, është një mundësi e jashtëzakonshme. Ky është mjeti që na kishte munguar deri tani”.

Nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave do të jape dritën jeshile, bota do të kishte një armë të re në formë pilule për luftimin e sëmundjes. Të gjitha trajtimet e tjera të mbështetura nga FDA-ja kundër COVID-19 jepen në rrugë intravenoze. Një pilulë antivirale që njerëzit do të mund ta marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat dhe për të përshpejtuar rikuperimin do të lehtësonte ngarkesën në spitale.

FDA-ja do të shqyrtojë të dhënat e kompanisë për sigurinë dhe efektshmërinë e ilaçit të quajtur molnupiravir, përpara se të marrë një vendim brenda disa javësh. Rregullatori europian, EMA, ka thënë se do të konsiderojë gjatë ditëve në vazhdim nëse do të nisë shqyrtimin e të dhënave të ilaçit eksperimental të Merck. Të dhënat e testeve klinike sugjeruan se molnupiravir reduktonte me 50% mundësinë e hospitalizmit dhe vdekjes për personat e rrezikuar nga forma e rëndë e Covid-19.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI