Flash

Përmbytje në Kinë, rreth 2 milionë të zhvendosur në provincën Shanxi

Lapsi.al 11 October 2021
Përmbytje në Kinë, rreth 2 milionë të zhvendosur

Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës. Mediat lokale raportojnë se shiu i rrëmbyeshëm, javën e kaluar, çoi në shembjen e shtëpive dhe rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në provincë.

Reshjet e dendura të shiut po pengojnë edhe përpjekjet e shpëtimit, thanë zyrtarët.

Përmbytjet vijnë më pak se tre muaj, pasi shirat ekstremë në provincën Henan lanë më shumë se 300 të vdekur.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se reshjet e mëdha dhe stuhitë po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve Xinhua se më shumë se 120 000 njerëz janë zhvendosur me urgjencë dhe se 17 000 shtëpi janë shembur në të gjithë provincën Shanxi.

Katër policë kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut, sipas “Global Times”, megjithëse informacioni për viktima të tjera nuk është publikuar, duke shtuar se përmbytja Shanxi mund të ketë qenë më e keqe se përmbytjet në Henan në fillim të këtij viti.

Kryeqyteti krahinor i Shanxi Taiyuan pa reshje mesatare prej rreth 185.6 mm javën e kaluar, krahasuar me 25 mm që pa në tetor midis 1981 dhe 2010.

Të këshilluara

COVID-19/ Sidney i jep fund izolimit 106-ditor

Qyteti australian Sidney i ka dhënë fund izolimit të ashpër katërmujor, si masë për luftim të koronavirusit. Qyteti më i madh në Australi, ka qenë në izolim për...

10:00

Pse ka kaq shumë pedofilë brenda Kishës

Ishte tronditës lajmi se në Francë kishte pasur rreth 3 mijë pedofilë në radhët e klerit që kanë qenë aktivë në Kishën Katolike që nga viti 1950. Raporti u publ...

19:54

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI