Flash

Vetëm 17 vjeç, arrestohet nga policia pasi transportonte emigrantë të paligjshëm

Lapsi.al 11 October 2021
Vetëm 17 vjeç, arrestohet nga policia pasi transportonte

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në transportimin e shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Një 17-vjeçar është arrestuar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në pranga ka përfunduar dhe një 19-vjeçare, që dyshohet se siguronte lidhjen midis të arrestuarit, të shpallurit në kërkim dhe emigrantëve.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. M.,17 vjeç dhe G. B., 19 vjeçe. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 23 vjeç.

Shtetasi G. M. është kapur në flagrancë në rrugën “Allaman Dervsihi”, Tiranë, duke transportuar me një automjet, të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shtetasja G. B. dyshohet se siguronte lidhjen midis shtetasve G. M., A. Sh. dhe emigrantëve.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI